Miqësorja e parë për skuadrës më të përforcuar në Kosovë, Drita, përfundoi pozitivisht pasi fitoi 1:0 ndaj Vllaznisë së Pozharanit në fushën sintetike e cila është e paraparë për përgatitjet e skuadrës gjilanase, shkruan Korneri.net.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Buar Shabani pas një akcioni të nisur nga gjuajtja e lirë, me ç’rast Shabani me një goditje nga distance mposhti portierin kunëdrshtar.
U testuan të gjithë lojtarët që ka në dispozicion Drita, dhe normalisht duke e parë se ishte vetëm ndeshja e parë mes vete, ka shumë gjëra për tu përmirsuar. /Korneri.net