Një pasdite e gjatë dhe e tensionuar në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Në derbin e javës së 28-të, në Vala Superligë, Drita shënoi fitore të pastër dhe të vlefshme ndaj Llapit 1:3, për ta mbajtur edhe më tutje pozitën e parë të klasifikimit me tri pikë më shumë se Prishtina, si dhe luftën për titullin e kampionit, shkruan Korneri.net
Miurlind Daku nga penalltia e shënoi golin e parë në ndeshje, duke paralajmëruar një superndeshje, pasi gjilanasit nuk kishin asnjë alternativë tjetër përveç fitores, andaj vazhdimi ishte i jashtëzakonshëm me raste në të dyja anët.
Mirëpo, ishte kjo dita e Kastriot Rexhës, i cili shënoi hat-trick, në ndeshjen më të mirë të tij sivjet pasi Drita luajti dukshëm më mirë dhe finalizonte akcionet në mënyrë përfekte.
Thash e thëmët, dhe spekulimet për lojë të kurdisu ranë në ujë pas reagimet më fuqishëm që bënë zyrtarët e Dritës, ende pa përfunduar mirë loja në Podujevë e cila ishte ndërprerë për 30 minuta derisa tifozët nuk u larguan krejt nga stadiumi.
Për fund t’iu kujtojmë diçka. Drita është pa humbje që 24 ndeshje, dhe para kësaj përballje, skuadra e Bekim Isufit që ishte suspenduar nga loja që në minutën e tetë, e kishte mposhtur Llapin edhe në dy ndeshjet e kaluara të këtij edicioni, andaj nuk ka qenë aspak e rastëisshme edhe fitorja e tretë, apo thjeshtë thënë…Drita është me e mirë se Llapi sivjet. /Korneri.net