Skuadra e Dritës ka fituar thellë derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Drita mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultatin 3:0. Ndeshja derbi u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan. Për Dritën është fitorja e parë pas tri barazimeve rresht në elitën e futbollit kosovar.

Almir Ajzeraj shënoi golin e parë në minutën e 47-të, të dytin e realizoi Albin Prapashitca, kurse në minutën e 90-të skuadra nga Gjilani shënoi golin e tretë. Realizoi Kastirot Selmani.