Drita ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen me Gjilanin. Takimi shumë i tensionuar dhe dramatik përfundoi 1:1.

U luajt të dielën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Rron Broja kaloi në epërsi Dritën në pjesën e parë, ndërsa Mevlan Zeka shënoi penallti për Gjilanin në minutën e 82-të. Penalltia u dha në mënyrë diskutabile. VAR-i u shikua për më tepër se pesë minuta dhe më pas arbitri tregoi në pikën e bardhë.

Me dorë në zonë është dukur se ka luajtur Leonat Vitija. Më pas ka pasur tollovi në fushë e përplasje mes lojtarësh.

Gjilani i ka pasur rastet më të mira, por pa konkretizuar. Dy xhiro para fundit, Drita ka rënë në pozitën e dytë m 67 pikë. Ballkani është lider me 69 pikë. Gjilani është i treti me 52 pikë.

Artikulli paraprakMan.City fitoi lehtë te Evertoni, Brentford e kaloi me sukses misionin ndaj West Ham
Artikulli tjetërBallkani më afër titullit