Nga: Drilon Nuza

Shokë, miq, dashamirë dhe të gjithë ju të tjerë që jeni interesuar për shëndetin tim pas lëndimit që e pësova në ndeshjen me Flamurtarin, ju falënderoi nga zemra për interesimin e demonstruar dhe ju njoftoi se jam më mirë dhe se kam premtime nga mjekët që shërimi do të shkoi me dinamikën e duhur. Shpresoi se kjo do t’iu gëzon.
Kësaj iu kam gëzuar edhe unë, por tash kur kam filluar të qetësohem nga shoku që përjetova të dielën, kam filluar të mendoi se si ndodhi ajo. Si më ndodhi mua kur unë, kurrë në jetë nuk i kam shkuar ashpër asnjë lojtari kundërshtar.
Pas një analize kam ardhur te përfundimi se po aq sa lojtari që ma theu këmbën, Fidan Hasani, ndoshta fajtor edhe më i madh është referi Selim Isufi. Ai, edhe pse e ka obligim, në asnjë moment nuk bëri asgjë për të na mbrojtur neve futbollistëve, pra as mua, nga startet e ashpra të disa prej futbollistëve të Flamurtarit. Po të kujdesej për shëndetin tonë, shumë më herët do ta kishte larguar nga terreni Hasanin, gjë që ai e meritonte plotësisht. Por referi tërë këtë e shikonte me indiferentizëm të çuditshëm.
Duke e pasur këtë parasysh, jam konsultuar me një avokat dhe jemi marrë vesh që referin Selim Isufi ta padisim në gjyq, për shkak se duke mos kryer me ndershmëri detyrën e vetë që e ka obligim dhe për të cilën paguhet, është bë shkaktar i lëndimit tim të rëndë i cili për një kohë të gjatë më ka larguar nga fusha e gjelbër duke ma rrezikuar karrierën time futbollistike dhe të ardhmen time. Çuditërisht, edhe pse është bashkëfajtor i pësimit tim të rëndë, referi Isufi nuk e pa të udhës as të interesohet së paku një herë për gjendjen time, që nxit dilemën time se për çfarë njeriu bëhet fjalë. Për këtë arsye, padia ime kundër tij shumë shpejt do të dorëzohet në gjykatë dhe ai e unë do të ballafaqohemi para gjykatësit.

Me shumë respekt, i Juaji, Drilon Nuza.

Artikulli paraprakMontella nuk bind, Juve e Roma monitorojnë italianin
Artikulli tjetërMilan, Fassone e Mirabelli bëjnë gati listën e transferimeve! Synohet superylli i Real Madrid…..