Ish mesfushori i Trepçës 89’ tashmë anëtari i skusdrës Laçi, Drilon Musaj, ishte i jashtëzakonshëm dhe fantastik në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballe Bylis në fitoren që skuadra e tij e arriti me rezultat 4:1, për të depërtuar në çerekfinale.

Musaj i cili është rikthyer të luajë në pozicionin e tij natyral, mesfushor i lirë, menjëherë dha frytet e veta pasi ishte realizuesi i dy golave për skuadrën e tij.

Përveç kësaj ai pati paraqitje shumë të mirë dhe nëjherësh u shpall lojtari i ndeshjes. Në çerekfinale Laçi takohet me kampionin aktual Skënderbeun që mposhti lehtë 3:0 Apoloninë.

Artikulli paraprakBarcelona, Rakuten sponsori i ri për 220 mln Euro
Artikulli tjetërMoratti për derbin e “Madonninës: Basti im është për Icardin, Donnarumma pika më e Milanit