Lajme te mira për Drilon Hajrizin. Pas një periudhe prej dy javësh në të cilat basketbollisti i Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi ishte i sëmurë dhe i shtrirë për disa ditë edhe në spital, më në fund gjendja e tij shëndetësore dhe fizike është më e mirë, dhe ai ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Prizren, shkruan Korneri.net.

Normalisht, ai nuk do të jetë në gjendje që të luajë, por sikur ka parandjenjë se pikërisht sonte Sigal Prishtina do të fitoj titullin e kampionit. Ju kujtojmë se në palestrën “Sezai Surroi” në ora 19.00 fillon ndeshja e katërt e serisë finale Bashkimi-Sigal Prishtina, ndërsa kryeqytetasit kanë epërsinë prej 2:1 në ndeshje, dhe me fitore eventuale e fiton titullin e kampionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakZbulohen dy asistentët e trajnerit të ri të Barcelonës
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Ajax – Manchester United