Bomba e ditës së diel në basketbollin kosovar.

Drilon Hajrizi pas aventurës së tij në kampionatin japonez, Sigal Prishtina dhe së fundmi Peja, ka vendosur që të rikthehet në shtëpi, shkruan Korneri.net

Ai vendosi të vesh edhe njëherë tjetër fanellën e Trepçës dhe ta jep kontributin e tij te skuadra e Mitrovicës, qytetit të tij të zemrës. Hajrizi pasi kreu punë me zyrtarët e klubit, doli me një status të fuqishëm në facebook.

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!
Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!
Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’ju kerkoj falje per mungesen!

Mire se ju gjeta,
DH12
/Korneri.net

Artikulli paraprakChelsea “kafshatë” e lehtë për Man.City
Artikulli tjetërThe Single Best Strategy To Use For Czech Bride Revealed