Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në udhëtim me shifrat 82:83 (13:10, 23:28, 22:19, 24:26), në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Loja e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e parë, me vendasit që fituan këtë pjesë për vetëm tri pikë, 13:10. Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke pasur epërsi në dhjetë pikë, 29:19, por më pas mysafirët hyjnë në një seri të suksesshme dhe përfundojnë pjesën e parë me dy pikë epërsi, 36:38.

Perioda e tretë ishte mjaft e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:57. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesant. Pas një fillimi të barabartë, mysafirët kishin epërsi në gjashtë, por vendasit nuk dorëzohen, megjithatë vetëm ngushtuan shifrat në 82:83, pa arritur të bëjnë më shumë.

Te Vëllaznimi u dalluan Cedric Council me 18 pikë e 10 kërcime, Emmanuel Emogbo me 14 pikë e 14 kërcime dhe Robert Shestani me 18 pikë e 8 asistime, kurse te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 34 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka katër fitore dhe 14 humbje, 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here