Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play Off” të Europa Leagues.
Fati i goglave ka vendosur që Skënderbeu të përballet me Dinamon e Zabrebit.
Ndeshjet e para do të luhen më 17 gusht ndërsa ato të kthimit një javë më vonë respektivisht më 24 gusht.
22 fituesit e kësaj faze së bashku me 16 skuadrat që kualifikohen automatikisht dhe 10 skuadrat e mundura në “Play Off” të Champions League do të përbëjnë fazën e grupeve , ndërsa shorti do të hidhet më 25 gusht.