Borxhet ndaj lojtarëve, pagesat që duhet bërë, regjistrimi i futbollistëve të transferuar dhe ndonjë lëvizje e re për të përforcuar skuadrën, të gjithë këto do të vendosen brenda ditës së sotme.

Drenica ka pasur telashe të ëmdha financiare në muajt e fundit, sidomos në pjesën kyçe të edicionit që lam pas, me ç’rast Drenica e siguroi mbetken në elitë në xhiron e fundit, por borxhet e trashëguara sollën probleme të mëdha edhe te zyrtarët e rinj të kuq e zinjëve, shkruan Korneri.net

Sipas burimeve të sigurta të redamsisë tonë, Drenica në total u ka borxh lojtarëve 144 mijë euro,80 mijë prej të cilave duhet t’i paguaj menjëherë në mënyrë që të zhbllokohet skuadra në këtë afat kamiltar veror, nga UEFA dhe FIFA, që kanë bllokuar Drenicën për shkak të akesave që kanë bërë lojtarët e huaj që ishin aty.

Në shtatë futbollistë të huaj të cilët janë ankuar në FIFA, rasti më i rëndë dhe më i çuditshëm mbetet i Samuel Nii Noye, i cili besoni apo jo ka luajtur vetëm 27 minuta gjatë edicionit të kaluar, kurse Drenica i detyrohet 15 mijë euro.

Sigurisht se këto borxhe e rëndojnë jashtë mase Drenicën, sepse pjesën tjetër të borxhit duhet ta shkyejnë në mënyrë retrospektive (këste),  plus penalitetet tjera që këto borxhe nuk janë paguar me kohë.

Me një fjalë, sot është “D-day” për Drenicën, se a do ta marrin apo jo dritën e gjelbër nga FIFA, për t’iu zhbllokuar regjistrimi i lojtarëve të ardhur aty, dhe afati i fundit është mesnata e sontme. /Korneri.net

Artikulli paraprakAtl.Madrid deklasoi Juventusin, Morata hat-trick
Artikulli tjetërErzeni “peshkon” në Kosovë, afron mesfushorin e Vushtrrisë