Drenica pa asnjë problem mposhti Ferizajn 3-0.

Mysafirët me këtë humbje përshëndetën nga elita, ndërsa Drenica mban shpresat gjallë ende për të mbetur në Superligë, shkrian Korneri.net

Gjithçka u mbyll në 10 minutat e para kur Alban Shillova realizoi golin e parë, kurse Hasan Hyseni me supergol nga rreth 25 metra bombardoi portën e Blakqorrit.

Raste pati mjaftë deri në fund të ndeshjes dhe atë në të dyja anët, por u pa vetëm edhe një gol deri në fund i realizuar nga Alban Shillova për rezultatin final. Në ndeshjen e ardhshme Drenica i shkon Gjilanit, ndërsa Ferizaj udhëton në Vushtrri. /Korneri.net

Artikulli paraprakWhat Everybody Else Does What You Ought To Do Different And When It Comes To Dog Treadmill
Artikulli tjetërGjilani fiton ndeshjen kontroverse ndaj Prishtinës, Ballkani deklasoi Llapin