Kriza financiare nëpër klubet kosovare nuk ka të mbaruar.

Përveç Besës së Pejës e cila prej se luan në elitën e futbollit kosovar, nuk i ka pasur punët kurrë më keq, hapave të Besës së paku deri tash po shkone dhe Drenica, mëson Korneri.net.

Sipas disa informacioneve të sigurta nga një burim i besueshëm brenda klubit drenicak, lojtarët dhe trajneri nuk kanë marr pagat e tyre tash e tre muaj, dhe pa dyshim është edhe e çuditshme pask fakti se ku po marrin vullnet futbollistët për të luajtur e sidomos me paraqitjen e tyre të fundit ndaj Trepçës ’89 me ç’rast fituan 1:0.
Kjo situatë aspak e lakmueshme ndikon tek lojtarët herët apo vonë derisa kjo gjendje vazhdon të jetë e tillë, sepse vetëm udhëtimi i disa futbollistëve që nuk janë nga Skenderaj, duhet t’i realizojnë ushtrimet me investimet e tyre dhe kjo ndodh vetëm në vendin tonë, për fat të keq. /Korneri.net

Artikulli paraprakAlvaro Morata shpërtheu “autobusin” e Mourinhos
Artikulli tjetërBesiktas fitoi te Goztepe