Pesë kartonë të kuq, lojë jo shumë e mirë, tensione dhe dy gola në portën e Llapit. Ky ishte bilanci i ndeshjes Drenica-Llapi, ndeshje kjo që ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat e sidomos për drenicakët të cilët po luftojnë që t’i shmangen barazhit.
Pjesa e parë kaloi qetë dhe pa ndonjë rasrt të mirë që vlen të përmendet, ndërsa e dyta ishte më e tensionuar prej momentit të golit të parë të reëlizuar nga Taulant Dajaku.
Pas këtij goli gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur në një moment trajneri Tahir Batatina kërkoj nga lojtarët e tij ta lëshojnë fushën, por ata refuzuan një gjë të tillë.
Me tu kthyer në lojë nisën kartonët e kuq (tre te Llapi dhe dy te Drenica), ndërsa nuk vonoi shumë kur Kreshnik Lushtaku e shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.
Mund të paramendojmë se farë do të ndodh me këto skuadra kur do të përballen në dy ndeshje gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Artikulli paraprakDrita me plotë meritë mposhti Prishtinën
Artikulli tjetërLutz Lindemann duhet të shkarkohet menjëherë