Si gjithmonë jemi të shpejtë dhe të saktë në lajme dhe vendime që merren nëpër klubet kosovare.

Redaksia jonë merr vesh sigurtë se 90% ndeshja Drenica-Liria do të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e jo në Drenas apo Prizren siç ishte spekuluar gjatë ditës, shkruan Korneri.net.

Shiu i madh që po bie në Kosovë dhe që do të jetë moti i njëjtë edhe ditëve te ardhshme, e ka shëndruar stadiumin “Bajram Aliu” në pishinë e jo fushë futbolli, andaj gjasat që të zhvillohej kjo ndeshje ishte minimale dhe e pamundur, andaj klubi nga Skenderaj apo më saktë Granit Koci, është dashur të merret me këtë punë gjatë tërë ditës së enjte, dhe është vendosur që ndeshja të luhet në Mitrovicë.
Ka mbetur siç mësuam sigurtë, vetëm edhe policia ta konfirmoj ardhjen në stadiumin “Riza Lushta”, dhe ndeshja Drenica-Liria të luhet të shtunën me fillim nga ora 13.00. /Korneri.net

Artikulli paraprakIntelektualët lansuan një video para derbit, pritet përgjigja e Skifterave [VIDEO]
Artikulli tjetërAtletico Madrid i prish punë Milanit