Lajmi i madh dhe bombastik i para pak minutave vjen ngda Drenica, ku komplet kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje.
Më poshtë mund ta lexoni komplet deklaratën zyrtare të klubit pasi vendosën për këtë hap të madh.

“Pas analizimit të situatës dhe gjendjes të krijuar në klub, dhe pas perpjekjeve të shumta të secilit prej anëtarëve të kryesisë gjatë kësaj periudhe, jemi munduar çdo herë që të bëjmë më të mirën për klubin dhe jemi angazhuar që ta ngritim këtë ekip në nivele sa më të larta. Me keqardhje njoftojmë opinionin e gjerë, mediat, tifozët, shtabin teknik dhe futbollistët që nga dita e sotme po japim dorëheqje të gjithë antarët e kryesisë aktuale përveç stafit teknik, për të hapur rrugën njerëzve tjerë për të marrë drejtimin e klubit dhe mendojmë që ky është vendimi më i drejtë të cilin mund ta marrim në këtë periudhë. Andaj ju deshirojmë suksese drejtuesve të rinjë dhe klubit në përgjithësi dhe shpresojmë që klubi të arrijë majat dhe të këtë suksese edhe në të ardhmen!”
Me Respekt,
Kryesia e KF Drenica

Artikulli paraprakTahir Batatina paralajmëron festën, po i ecën mirë edhe në turneun e 28 nëntorit
Artikulli tjetërKy është lajmi i plotë i Drilon Hajrizit, që është dashur të jetë i fshehtë edhe pak ditë