Barazimi nuk i ka konvenuar në asnjë mënyrë Gjilanit në ndeshjen ndoshta kryesore ndaj Drenicës, dhe pikërisht në fund ata morën vetëm një pikë ndaj një rivali direkt, kështu që në duelin e fundit do të ketë punë pikërisht me Vëllanzimin, skuadrën e fundit që është në zonën e barazhit, prandaj gjilanasit janë në telashe të mëdha.
Edhe pse ishin larg më të mirë dhe plot 15 tentime në drejtim të portës, vetëm njëherë e gjetën rrugën e golit përmes Betim Haximusës me kokë, por nuk vonoi kur Genc Hamiti barazoi rezultatin që doli të jetë final.
Drenica edhe matematikisht e ka siguruar elitën për vitin tjetër pa u rrezikuar edhe në barazh. /Korneri.net