Nuk pritej emër tjetër.
Kriza e rezultateve dhe mospajtimet në mes lojtarëve dhe trajnerit, bëri që Gani Sejdiu të jeo dorëheqje të parevokueshme nga Drenica, që mbeti pa trajner vetëm tri ditë, përcjell Korneri.net
Klubi kuq e zi nga Skenderaj, ka bërë të ditur për redaksinë tonë se trajner i ri (i vjetër) është emëruar sërish Fadil Rama, që pranoi të merr në dorë skuadrën me shumë telashe.

Ai do të ketë punë të ëvshtirë ta mbaj Drenicën në elitë, pavarësisht se kanë katër pikë më shumë për momentin se Trepça’89, mirëpo kalendari i kuqe zinjëve është më i vështirë. /Korneri.net