Ndeshje e luftuar në mesfushë, me raste në të dyja anët, por në fund nuk pati fitues.

1:1 përfundoi ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, andaj gjithçka mbetet për tu vendosur në Gjakovë me 18 prill, shkruan Korneri.net

Mysafirët ishin fantastik në pjesën e parë, apo më saktë në minutën e nëntë kur Lorik Rudi shënoi golin e epërsisë. Më pas kishte raste në të dyja anët, por assesi të shënohet gol në njërën apo anën tjetër deri në minutën e 81, kur Kreshnik Uka e barazoi rezultatin nga afërsia që doli të jetë final. Ky rezultat e favorizon deri diku Vëllaznimin, por mos të harrojmë se Drenica më mirë po luan në udhëtim se para adhuruesve të vet. /Korneri.net

Artikulli paraprakForma e mirë e Realit u paralajmërua nga mbrojtësi Ramos (Video)
Artikulli tjetërPrishtina minimalisht ndaj Vushtrrisë, por ende nuk ka përfunduar asgjë