Drenica ka qenë nikoqir ndaj Ferizajit në xhiron e 26-të në Vala Superligë, ndeshje e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Në fakt, me pak fat ferizajasit mund të shkëputnin pikët e plota në Drenicë, pasi e kishin epërsinë deri në minutën e 87′ falë golit të shënuar nga Maliq Behluli, por kështu nuk mendoi Kreshnik Lushtaku, i cilu vulosi rezultatin përfundimtar.

Duhet theksuar se pas barazimit të sotëm, si Drenica ashtu dhe Ferizaji do të vazhdojnë deri në fund të kampionatit të kërkojnë pikë, pasi synimi i të dyja klubeve është plasmani sa më i lartë në renditjen tabelare.

Artikulli paraprakNjë gol në Pejë i mjaftueshëm për tre pikët e reja të Besës
Artikulli tjetërPronarët e rinj të Milanit gati këto tre transferta të bujshme