Drenica shënoi fitore të thellë ndaj Vllazninë së Pozharanit me rezultat 6:2, në një ndeshje me plot gola dhe pa mbrojtje.

Nuk pati kalkulime pasi mysafirët edhe ashtu nuk kanë gjasa të shpëtojnë, ndërsa vendasit ishin të shkëlqyeshëm në fazën e sulmit duke realizuar gati në çdo akcion të mirë dhe të rrezikshëm.
Dy herë Denis Peposhi, Hysen Tahiri, eurogoli i Dukagjin Gashit, Drilon Osmani dhe Genc Hamiti, ishin golashënuesit e Drenicës, kurse te mysafirët realizuan Ardian Terziu dhe Almedin Murati. /Korneri.net

Artikulli paraprakSuperndeshje në Prizren
Artikulli tjetërVettel i pari edhe në Baku, Mercedes s’i ndahet