Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë derbi rajonal, e aq më tepër kur njëra skuadër mundohet dhe lufton të largohen nga zona e rrezikshme. Kështu ndodhi edhe këtë herë kur Feronikeli mikëpriti Drenicën.
Mysafirët befasuan si me lojë ashtu edhe me rezultat pasi shënuan fitore 1:3, mirëpo pati edhe raste të tjera të cilat ka mundur t’i shfrytëzonte për të fituar edhe më bindshëm.

Kreshnik Lushtaku ishte hero i drenicakëve pasi shënoi dy gola në këtë derbi shumë të bukur, ndërsa një tjetër gol për mysafirët e shënoi edhe Armend Abazi.
Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi nga gjuajtja e lirë i rikthyeri nga lëndimi Mentor Zhdrella, mirëpo ishte i pamjaftueshëm.

Me këtë disfatë sikur Feronikeli po dorëzohet në garë për titull, dhe Trepçës ’89 po i hapet rruga që të shpallet për herë të parë në histori të klubit kampion, ndërsa Drenica tashmë ka 28 pikë, dhe shumë më qetë mund ta vazhdoj kampionatin.

Artikulli paraprakJuve – Barça bën të pasur… Berluskonin
Artikulli tjetërCrystal Palace e zbukuroi kampionatin anglez me fitoren te Chelsea