Edhe pse ndryshoi trajner, Milani dështoi sërish të kthehet te fitorja, ndonëse përballë kishte një skuadër si Benevento, që numëronte 14 humbje në po kaq takime të Serisë A.

Kuqezinjtë e Gattusos kaluan 2 herë në avantazh, por u befasuan nga goli i Brignolit në minutën e 93-të.

Tani Milani është shumë larg objektivave të fillimit të sezonit, sepse është plot 13 pikë larg zonës Champions dhe për më tepër, po komplikon edhe arritjen e një vendi në Europa League, pasi ka 5 pikë më pak se vendi i 6-të.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Milanit, Fassone dhe Mirabelli kanë vendosur të zbresin në Milanello dhe ndjekin nga afër stërvitjen e skuadrës.

Kjo lëvizje duket si një mënyrë për të motivuar më shumë skuadrën dhe për ta shkundur në prag të ndeshjes së ardhshme, të dielën në mbrëmje përballë Bolognas.

Artikulli paraprakMilanit i nevojiten urgjentisht 60 milionë euro
Artikulli tjetërBasel siguroi kualfikimin, Man.United fitoi me përmbysje