Edhe pse ekipi i tyre mund të mbyllë këtë vit me tre tituj të fituar ( Serie A , Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve ), drejtuesit e Juventusit vazhdojnë të punojnë me qëllim të ndërtimit të një projekti më konkurrues për të ardhmen. Në fakt, kreu i liderëve të “Bianconerëve” tani ka idenë e krijimit të skuadrës më të mirë në historinë e saj.

Sipas Tuttosport , për t’i dhënë formë kësaj ëndërre ambicioze, drejtuesit e Juventus do të jenë të gatshëm të sjellin në Torini, gjashtë lojtarë që do të përforcojnë të gjitha linjat që do të plotsonin çdo vrimë në skuadër.

Lista e lojtarëve që kërkon Juventus është jashtëzakonisht e pasur me mbrojtësit Mattia De Sciglio (AC Milan) dhe Andrea Conti (Atalanta), Mesfushorët Corentin Tolisso (Lyon) e së fundi edheThomas Lemar (AS Monaco) dhe sulmuesit Patrik Schick (Sampdoria) dhe Baldé Keita (Lazio), lojtarëtë cilët janë duke përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm me ekipet e tyre përkatëse.

Logjikisht, nëse Juventus, dëshiron të transferoj këta super lojtarë në skuadër, ateherë Allegri dhe drejtuesit juventin janë të detyruar të përpilojnë një listë e cila do ti’a tregonte derën disa prej futbollistëve aktual të cilët nuk po tregojnë shumë nën direktivat e trajnerit toskan.

Artikulli paraprakKy do të jetë futbollisti i parë i larguar nga AC Milan në epokën e kinezëve
Artikulli tjetërKoeman tremb Milanin e Barcelonën për këtë arsye