Golden State shënoi edhe fitoren e katërt ndaj skuadrës së lënduar San Antonio 129:115, dhe me rezultat të përgjithshëm në seri 4:0, fillimisht është shpallur kampion i Konferencës Perëndimore, dhe njëkohësisht ka depërtuar në finalen e madhe.
Duke marr parasysh edhe fitoret ndaj kundërshtarëve të mëhershëm Portland dhe Utah, Warriors bëhet skuadra e parë në historinë e NBA e cila në finale shkon me bilanc 12:0, apo më saktë pa asnjë humbje, shkruan Korneri.net.

Spurs të cilët luajtën pa të lënduarit Kahwli Leonard, Tony Parker dhe David Lee, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, dhe shumë pak ndikoi që ndeshja e katërt u luajtë në parketin e tyre.
Golden State që me fitoren e gjashtë në udhëtim në play-off regjistroi rekordin e klubit, dominoi dhe kishte epërsinë deri në 22 pikë drejtë finales së tretë me radhë.
Atje për herë të tretë rresht “ndoshta”, do të përballet me Cleveland Caveliers që është në epërsi 2:1.

Dream Team ishin të udhëhequr nga Stephen Curry me 36 pikë, Kevin Durant me 29 pikë e 12 kërcime, kurse shumë i mirë ishte edhe Dryamond Green me 16 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.
Me fikasi te Spurs ishte Kyle Anderson me 20 pikë, ndërsa veteran 39-vjeçar Manu Ginobili i shtoi 15 pikë, dhe në këtë mënyrë argjentinasi erdhi në 3009 pikë në 15 stinorë në play-off, dhe bëhet lojtari i 24. në histori të NBA që shënoi 3000 e më shumë pikë. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona nisi bisedimet që ta sjell në Camp Nou anëtarin e Bayern Munchen
Artikulli tjetërZbulohet shifra e saktë sa ofron Milan për dyshen e Lazios