Ylli gjerman, Julian Draxler nuk dëshiron të jetë zëvendësues në PSG, por të luaj në një skuadër të madhe dhe të sigurojë një vend në skuadrën e Gjermanisë në Kupën e Botës.

Këtë dëshirë të lojtarit janë gati ta plotësojnë dy skuadrat e mëdha angleze Liverpool dhe Arsenal, shkruan The Mirror.

Liverpool e sheh si zëvendësues të mundshëm të Philippe Coutinhos që kërkohet nga PSG dhe Barcelona, ndërsa Arsenal si zëvendësues të Alexis Sanchez, i cili po ashtu kërkohet nga PSG.

Draxler vetëm një vit më parë kishte kaluar nga Wolfsburg në PSG, por me ardhjen e Mbappe dhe Neymar, ai humbi vendin në skuadrën e parë.

Artikulli paraprakKosova U-17 dominoi ndeshjen, por Rusia U-17 fitoi me rastin e vetëm që pati
Artikulli tjetërLajm befasues: Real Madrid të gatshme 100 mln euro për një rezervist….