Se futbolli është prish totalisht, dhe se lojtarët më nuk luajnë për fanellë, por mendojnë vetëm për para, tregon tregimi në vazhdim.
Reprezentuesi gjerman Julian Draxler, i cili para dy viteve kaloi nga Schalke te Wolfsburg, ka kërkuar largimin nga Bundesliga pasi po e sheh se në botën e futbollit e sidomos në Premier League, lojtarët po paguhen në mënyrë enorme.
“Dua të largohem nga Wolfsburg dhe të luajë në një top-skuadër evropiane”, ka deklaruar Draxler i cili tregon më së miri se ka vdekur “futbolli romantik”, dëshira për ta mbrojtur me nder klubin e zemrës. Pas lojtarit ka shumë skuadra që duan ta kenë, por gjasat më të mëdha i ka Arsenali që edhe para dy vitesh ishte afër transferimit të tij.