Ndeshje spekatakolare ishte ajo që u zhvillua sonte ndërmjet Real Madrid dhe Bayernit, pasi skuadra gjermane arriti të bëjë rikthimin, duke mbyllur 90 minuta me rezultat të njejtë si Real Madrid në “Allianz Arena” 2:1….!

Të parët kaluan në epërsi futbollistët e Bayern Munchen me golin nga penalltia të Robert Lewandowski, duke vulosur më së miri dominimjn e skuadrës gjermane në minutat e zhvilluar.
Në momente kur Bayern kishte edhe disa raste tjera shënimi, në skenë doli Cristiano Ronaldo, i cili barazoi rezultat në 1:1.

Kur loja u balancua, një top i rrezikshëm në zonën e Bayern solli panikë në mbrojtjen e skuadrës spanjolle dhe Sergio Ramos aksidentalisht e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsine Bayernit, njëkohësisht duke i vulosur vazhdimet.

Duhet theksuar se Bayern mund të konsiderohet i pafat edhe në këtë ndeshje, pasi gjyqtari i takimit hungarezi Viktor Kassai e përjashtoi nga loja Arturo Vidalin me kartonin e dytë të verdhë, në një ndërhyrje që realisht ishte tërsisht e pastër.

Inferioriteti numerik ishte i kobshëm për Bayernin, pasi nuk kishte më lojën e rrjedhshme në mesin e fushës, kështu që Real Madrid shënoi edhe tre gola bë vazhdime, me anë të Ronaldos, i cili shënoi dy herë (që shënoi hat-trickun e gjashtë në karrierë në Ch.L) dhe Marco Asensio, të cilët me golat e tyre e dërguan me plotë merite Real Madridin ne gjysmëfinale të këtij edicioni në Champions League.

Artikulli paraprakSupertalenti Asensio ia dha shuplakën e fundit bavarezëve (Video-goli)
Artikulli tjetërReal Madrid – Bayern Munchen: Referim katastrofal nga hungarezi Kassai! Trajneri kosovar u kërkon falje publike gjyqtarëve nga Kosova [FOTO]