Tenisti më i adhuruar në botë, zvicërani Roger Federer e ka fituar turneun e parë Grand Slam për këtë vit Australian Open pasi në finalen e madhe dhe në klasikën e tenisit botëror, mposhti spanjollin Rafael Nadal me rezultat 3:2 në sete 4:6, 6:3, 1:6, 6:3, 3:6, dhe në këtë mënyrë e fitoi Grand Slam-in, e 18. në karrierë.

Ishte larg ndeshja më e mirë e këtij turneu pasi adhuruesit  tenisit patën mundësi të shohin gjithçka të bukur dhe më shumë se tri orë e gjysmë u kënaqët me atë që dhuruan dy tenistët e klasit botëror.

Federer në setin e pesët dhe final ishte pothuajse i humbur pasi e Nadal e fitoi edhe një brake për të kaluar në epërsi prej 2:0 në geme, mirëpo Federer shumë shpejt u kthye në lojë duke e humbur vetëm një game, për ta çuar atë deri në fund pranë rezultatit 5:3, dhe u desht teknologjia t’ia jep fitoren Federerit pasi topi kishte prek shumë pak vijën e fushës pas së cilët shpërtheu gëzimi dhe lotët në fytyrën e Federerit që në këtë mënyrë e fitoi përballjen e 12 të tij ndaj Nadal që mbeti me 23 fitore nga 35 duele të tyre deri më tani.

Artikulli paraprakNuk ka si në La Liga, spektakli në Villamarin pa fitues
Artikulli tjetërA po i bëhet e padrejtë Barcelonës?