Një super ndeshje u zhvillua në Gjilan.

Vendasit shënuan fitore ndaj Ferizajt me rezultat 3-2, në një ndeshje të çmendur dhe me rikthime, pasi të kuqtë ishin duke humbur deri gjashtë minuta para fundit, shkruan Korneri.net

Nisi shumë mirë për Gjilanin kjo ndeshje, pas golit të Mevlan Zekës, mirëpo mysafirët që rikthehen në elitë, nisën të luanin më mirë. Rezultatin e barazoi Ramush Ramadani, derisa ish-sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa e kaloi për herë të parë në epërsi Ferizajn.

Kështu ishte deri në minutën e 86, kur fillimisht debutuesi Salomon shënoi për ta barazuar rezultatin, kurse i njëjti futbollist në minutën e 93 i dhe fitoren e madhe Gjilanit. /Korneri.net

Artikulli paraprakPrishtina e nisi me fitore që sigurohet në kohën shtesë
Artikulli tjetërTrepça 89’ e humbi fitoren nga duart, Drita barazoi në fund