Është mbyllur 3-3 ndeshja fantastike në La Liga, Levante-Real Madrid.

Madrilenët e Ancelottit kaluan të parët në epërsi me anë të Gareth Bale, dhe për çudi më gola nuk pati më pjesën e parë, shkruan Korneri.net

Por, fillimi i të dytës i takoi vendasve të cilët shpejt përmbyaën rezultatin përmes Roger dhe Campana.

Në minutën e 59-të, Ancelotti tregohet i madh, duke e inkuadruar në lojë hodhi në fushë Vinicius Junior, i cili zuri vendin e Eden Hazard. Ai fillimisht e barazoi rezultati, kurse Roger sërish e kaloi para skuadrën e tij. Vinicius pesë minuta para fundit shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin, dhe rezultatin final. /Korneri.ne

Artikulli paraprakGola, kartona të kuq dhe spektakël në Itali
Artikulli tjetërDhunë e madhe në Francë, tifozët sulmojnë fizikisht lojtarët e Marseille