Vëllaznimi u mposht nga Prishtina në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4. Kjo ishte hera e dytë brenda pak ditësh që gjakovarët mposhten pas penalltive, shkruan futbollikosovar.com
Kapiteni i Vëllaznimit, Alban Dragusha, u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar sot nga Vëllaznimi duke thënë se ka pasur shumë raste, ai ceku sërish keqardhjen e tij për rënien në Ligën e Parë.
“E vërtetë që jemi shumë të pafat sidomos sot, kemi krijuar raste saqë pesë ndeshjet e fundit nuk kemi pas kaq raste sa kemi pas sot, por futbolli kështu e ka, dikush duhet të gëzohet dikush te mërzitet. Neve na vjen keq më së shumti për ndeshjen e barazhit po e humbëm dhe Vëllaznimi për fat të keq shkoj në Ligën e Parë. Vëllaznimi nuk e meriton por ky është futbolli, ky është sporti.” tha Dragusha
I pyetur se a do të vazhdojë me Vëllaznimin ai u përgjigj:
“Gjithë futbollistëve iu skadon kontrata, të shohim me presidentin do të bisedojm gjatë kësaj jave ose javën tjetër. Presidenti na ka thënë që do të vazhdojë me të gjithë kështuqë brenda një viti me u rikthy në Superligë.” përfundoi Dragusha.