Nëse Borussia Dortmund ka bërë “budallakun” më të madh në vitet e fundit është se ka larguar trajnerin Thomas Tuchel. Sipas burimeve gjermane Tychel nuk u pajtua për disa jëra me kryesinë e klubit, kurse këta të fundit e lëshuan të alrgohet pas vetëm dy vite punë në Signal Iduna Park, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve kroate, afër, shumë afër që të merr posrtin e trajnerit te Dortmund është trajneri kroat Niko Kovac, i cili ka përvojë të madhe në futbollin gjerman si lojtar ashtu edhe trajner. Ai tashmë është takuar dhe ka biseduar me kryesinë e Dortmundit të cilët janë të pajtimit që t’ia besojnë punën, kurse sipas disa informacioneve jo zyrtare e që kupton edhe Korneri.net, Tuchel pritet të jetë i pari i Bayer Leverkusen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here