Forma e Bayern Munchen në fund të edicionit nuk është aspak e mirë dhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit u eliminuan edhe nga Kupa e Gjermanisë.
Në një superndeshje në Allianz Arena, Borussia Dortmund shënoi fitore 2:3 dhe në këtë mënyrë siguroi finalen e madhe.
Marco Reus e nisi serinë e golave, por bavarezët shumë shpejt barazuan dhe kaluan në epërsi me golat e Javier Martinez dhe Mats Hummels, dy qendërmbrojtësit.

Por, Dortmundi që shkëlqeu në lojë ia doli që në vazhdim të realizojë edhe dy herë me top-lojtarët Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ousmane Dembele.
Bayern luajti më mirë në vazhdim, por Dortmundi kaloi në finale ku do të përballet me Frankfurtin.

Artikulli paraprakArsenali fitoi me autogol
Artikulli tjetërTottenham nuk i ndahet Chelseat