Borussia Dortmund humbi edhe një ndshje tjetër në Bundesliga, duke e vazhduar një periudhë shumë negative dhe me gola të pranuar.
Këtë herë “milionertët”, humbën 4:2 nga Hannover edhe pse në dy raste e barazuan rezultatin.
Jonathanas dhe Bebou shënuan në pjesën për vendasit, kurse njëkohësisht për mysafirët shënuan Zagadou dhe Tarmolenko, por me këtë të parin i cili u ndëshkua direkt me të kuq dhe kjo i ndihmoi Hannoverit të fitojnë me golat e Klaus dhe sërish Bebou.

Bayer Leverkusen mposhti në shtëpi skuadrën e fundit Koln me rezultat 2:1, për tu ngrit edjhe më shumë në renditjen tabelare.
Mysafirët të parët shënuan me anë të Guirassy, por reaguan shpejtë dhe sigurtë “farmaceutikët” me golat e Bailey dhe Bender.

Schalke nuk arriti fitoren në shtëpi ndaj Wolfsburg pasi mysafirët barazuan në sekondat e fundit përmes Divorc Irigi, por kanë mundur ndoshta edhe të fitojnë pasi Mario Gomez pas saktësisht një orë lojë e huqi penalltinë.
Schalke ishte skuadër më e mirë vetëm në pjesën e parë kur edhe e shënoi golin e epërsisë me anë të Bentaleb nga penalltia.

Hertha fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Hamburger që edhe sivjet do të luftoj për mbijetesë, kurse B.Gladbach fitoi në udhëtim 1:3 te Hoffenheim. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Milan-Juventus
Artikulli tjetërMan. City sërish shkëputet nga ndjekësit! Arsenal dhe Liverpool të sigurtë në shtëpi