Rekord te Dortmundi! Në vitin fiskal 2015-2016, klubi verdhezi rezulton se ka vendosur një rekord duke qarkulluar gjithsej 376 milionë euro. “Këto janë fiks 100 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar”, – tha sot menaxheri i përgjithshëm i Borussia Dortmundit GmbH & Co. KgaA, Hans-Joachim Watzke, në prezantimin vjetor të të ardhurave në Dortmund. Synimi i ardhshëm i klubit është shifra 400 milionë euro.

Fitimi neto i verdhezinjve është 29.4 milionë euro, rezultati i dytë më i mirë që pas sezonit 2012-2013, kur Jürgen Klopp dërgoi skuadrën deri në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit. Atë kohë, BVB-ja fitoi 51 milionë euro (neto). Krahasuar me sezonin e kaluar, Borussia ka fituar 5.5 milionë euro më shumë. Pjesë e këtij rezultati të mirë janë shitjet e lojtarëve kryesorë të skuadrës si Mats Hummels te Bayerni dhe Ilkay Gündogan te Manchester City. Gjithsesi, Watzke u kujdes të theksojë se qarkullimi vjetor do të rritej me 7% edhe pa këtë fond transferimesh.

Artikulli paraprakPrishtina e filloi furishëm edicionin e ri
Artikulli tjetërRekord shqiptarësh në Serie A, ja sa futbollistë luajnë në kampionatin më të fortë në Europë