Borussia Dortmund nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë edhe barazimin 2:2 në udhëtim te Frankfurt.
Pavarësisht barazimit edhe më tutje milionerët janë të parët në tabelë, por tash diferenca e pikëve është minimale.
Nuri Sahin dhe Maximilian Philipp shënuan golat e Dortmundit që u mendua se do të fitoj lehtë, mirëpo vazhdon momenti i keq i skuadrës sidomos në mbrojtje pasi Sebastien Haller dhe Marius Wolf shënuan për rezultatin final.

Këtë gabim të Dortmundit e shfrytëzoi Leipzig që fitoi minimalisht 1:0 në shtëoi ndaj Stuttgart me golin që e shënoi Marcel Sabitzer, dhe tash “skuadra me krahë”, ka vetëm një pikë më pak se milionerët.

Leverkusen deklasoi në udhëtim B.Gladbach 1:5, në ndeshjen më të mirë të “aspirinave” në këtë edicion garash.
Pesë gola me pesë golashënues të ndryshëm. Sven Bender, Leon Bailey, Julian Brandt, Kevin Volland dhe Joel Pohjanpalo shënuan për mysafirët, kurse për çudi golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit përmes Fabian Johnson.

Në ndeshjen e fundit në këtë pasdite Hannover fitoi te Augsburg me rezultat 1:2. /Korneri.net

Artikulli paraprakPas Strakoshës vazhdoi kontratën edhe ylli i Lazios
Artikulli tjetërMakina e golave e quajtur Manchester City vazhdon…