Borussia e Dortmund pa Erling Haaland nuk është më e njëjta skuadër.

Milionerët pësuan njërën prej humbjeve më të thella në vitet e fundit, me çka nuk mund të arsyetohet me asgjë, dhe me këtë ritëm, mund të pritet edhe shkarkimi i trajnerit, që do të ishte minimumi i ndryshimit të parë, shkruan Korneri.net

Skuadra e Lucien Favre u deklasua nga Shtuttgarti në Signal Iduna Park me rezultatin e thellë 1-5. Humbja e tretë për Dortmundin në pesë ndeshjet e fundit në kampionat tregon se titulli i kampion edhe sivjet mund të jetë vetëm një ëndërr. Silas Wamangituka dy herë, Forster, Coulibaly dhe Gonzales, ishin goalshënuesit e mysafirëve, ndërsa Reyna e shënoi të vetmin gol për Dortmundin.

Leipzig ndërkohë pas kualifikimit në Champions vazhdoi ecurinë pozitive edhe në kampionat duke fituar 2-0 ndaj Werder Bremen me gola të Sabitzer me penallti dhe spanjollit Dani Olmo. Në Ndeshjet e tjera të xhiros së 11-të, Gladbach barazoi 1-1 me Hertha Berlin në shtëpi, Koln fitoi 0-1 te Mainz, ndërsa Freiburg mposhti 2-0 Arminia Bielefeld. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Man.United-Man.City
Artikulli tjetërČech propozoi futjen e një rregulli të paparë në futboll për të ndihmuar portierët