E nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri Dortmund dhe Wolfsburg, që edhe këtë vit do të synojnë pozitat nga të cilat do të depërtojnë në Ligën e Kampionëve.
Dortmundi në shtëpi mposhti 2-1 me dy golat e supersulmuesit Pierre-Aumerick Aubameyang të dytin në kohën shtesë nga penalltia, ndërsa në sekondën e fundit për mysafirët shënoi Yoshinori Muto.
Me rezultat 0-2 në udhëtim fituan “ujqit” që mposhtën Augsburg me golat e Daniel Didavi dhe Ricardo Rodriguez duke thyer një seri negative ndaj këtij kundërshtari.
Koln fitoi në shtëoi 2-0 ndaj Dermstandt, ndërsa mimimalisht 1-0 në shtëpi fitoi edhe Frankfurt ndaj Schalke. Baraz 1-1 përfundoi ndeshja Hamburg – Ingolstandt.