Borusia Dormund vazhdoi me fitore në Bundesliga. Këtë herë “milionerët” triumfuan ndaj Freiburg që la përshtypje të mirë në këtë ndeshje pasi shënoi njëherë dhe kishte dy tri gjysmëraste për të shpresuar më shumë.
Mirëpo, duhet pranuar se Dortmund ishte skuadër më e mirë dhe krejt në fund e siguroi fitoren kur Raphael Guerreiro shënoi për rezultatin final 3-1.
Vendasit shënuan dy herë me anë të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Lukasz Piszczek, kurse mysafirët u kthyen në lojë kur e finalizoi një akcion shumë të bukur Maximilian Philipp.
Tentuan lojtarët e Freiburg për të barazuar, por i ikuadruari në lojë në 20 minutat e fundit Guerreiro shënoi golin e tri pikëve të reja të Dortmundit që për momentin barazohet me pikë me Bayern Munchen.