Edhe një herë tjetër, sprinteri amerikan Justin Gatlin është detyruar të dalë kokëulur nga gara dhe të pranojë faktin se nuk mund të fitojë duelin me kampionin olimpik dhe të botës Usain Bolt. Kjo ndodhi edhe në finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku Bolt mori të artën dhe gatlin të argjendtën.

Edhe pse sprinteri amerikan e nis mirë garën dhe rivalizon, në fund detyrohet të shohë se si Bolt pret i pari finishin. “Është një kampion i padiskutueshëm dhe e meriton të jetë aty ku është. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe jashtë garës e kalojmë mirë”, u shpreh Gatlin pas garës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here