Trajneri Xhani De Biasi e pranon që objektivi i Kombëtares shqiptare është vendi i tretë në Grupin G për kualifikueset e kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

de-biasi-1

Në një intervistë për radion italiane “Radio 1”, tekniku kuqezi u shpreh se skuadra jonë nuk mendon për vendin e dytë në grup, edhe pse do të provojë ta arrijë. “Besoj se Spanja ka diçka më tepër dhe do ta fitojë grupin. Ehhe Italia është në një nivel më të lartë, ndërsa ne dhe Izraeli do të luajmë për vendin e tretë. Ne nuk mendojmë për vendin e dytë, edhe pse do provojmë ta arrijmë”, tha 60-vjeçari.

spanja

Duke komentuar humbjen 2-0 ndaj Spanjës mbrëmë në Shkodër, De Biasi deklaroi: “Të luash kundër Spanjës sot është shumë e vështirë për këdo skuadër. Këtë e provoi edhe Italia. Spanjollët janë një ekip me një grup të përbërë nga lojtarë që vijnë kryesisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mbrëmë ne nuk mundëm t’u kundërpërgjigjeshim zotërimit të topit nga ana e tyre siç bëmë me Portugalinë para dy vitesh”.

 

Raporti:Panorama Sport

Artikulli paraprakKundër Spanjës nuk kishte asnjë gjasë
Artikulli tjetërDëmtimi nga përplasja, Ermir Lenjani operohet në vesh