Pas vetëm dhjetë minutash mbledhje të Këshillit Federal, Carlo Tavecchio ka dhënë dorëheqjen nga kreu i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), duke lënë tryezën. Ende është e paqartë se cila ishte arsyeja kryesore për këtë zgjedhje, pasi ish-presidenti nuk ishte nisur fillimisht me këtë mendje në mëngjes nga shpia. Ai ka humbur ndoshta përkrahjen e disa këshilltarëve federalë, që fillimisht ishin me Tavecchio, si Lidhja Amatore e Sibilisë, ose AIA dhe Nicchi. Tavecchio, megjithatë, e kuptoi se ishte pothuajse i vetëm dhe se ishte e padobishme ta zgjaste këtë mandat. Ashtu siç ju kemi thënë më parë, qëllimet e Carlo Tavecchio ishin për të ngadalësuar vendimmarrjet deri në dhjetor, pastaj të kërkonte një votim për programin e tij të ri, ku nuk do të ishin, gjithashtu, përfaqësues federalë prej ligave të A dhe B, të cilat janë aktualisht të përfaqësuara me komisionerë.

Artikulli paraprakE padëgjuar ndonjëherë, Stadiumi “Camp Nou” mund të mbyllet si dënim?
Artikulli tjetërTë gjithë tallen me ekipin e shqiptarëve në Serie A