PSG e ka fituar derbin e kësaj jave në Ligue1 ndaj Marseille me rezultat 1:5 në Velodrome.

Dilema e fituesit në këtë ndeshje u vulos në pjesën e parë falë dy golave të Marquinhos dhe Cavani, kurse në pjesën e dytë pët 0:4 shënuan Moura dhe Draxler.

Kur dominimi i PSG ishte i madh në të gjitha repartet në skendë doli Fanni i cili shënoi golin e vetëm për Marseille, kurse për rezultatin përfundimtar, Marseille -PSG 1:5 shënoi Matuidi.

Pas 27 xhirove në Ligue1, PSG renditet në pozitën e dytë me 59 pikë, kurse Marseille në të shtatën me 39 pikë.

Artikulli paraprakRoma i’a shuan ëndrrën Interit! Champions League tani mund të jetë vetëm një iluzion…
Artikulli tjetërVala Superliga: Statistikat e xhiros së parë pranverore