Pas shumë bisedimeve në mes tij, klubit dhe agjentit, më në fund Gianluigi Donnarumma mund të vazhdojë kontratën me Milanin.
Përkudnër shumë interesimeve që kanë shfaqur disa klube evropiane, megjithatë qëndrimi te kuqezinjtë duket si e vetmja mundësi për njërit prej portierëve më të mirë sot në botën e futbollit, përcjell Korneri.net
Në kontratën e re 21-vjeçari kërkon të përfshijë një kaluzolë që do t’i mundësojë atij largimin pa probleme nga klubi, pasi Juventus, Real Madrid e Manchester United interesohen për të. Bordi drejtues i Milanit ka kërkuar që Donnarumma të nënshkruajë deri në vitin 2025, çka është refuzuar nga portieri, i cili dëshiron të mbetet vetëm më 2023, por mësohet se palët kanë gjetur një rrugë të mesme. Një nga kërkesat e Donnarummes është shumë e rëndësishme për rossonerët, pasi nëse Milan nuk kualifikohet në Champions League, ai të largohet për vetëm 50 milionë euro. /Korneri.net