Dashuria ndaj klubit është më i madh se çdo gjë tjetër në jetën e tij, një herë Milan, gjithmonë Milan. Ky është sllogani i gjithë rosonerëve anë e mbanë botës, ndërsa këtë e ka vulos edhe portieri 18-vjeçar dhe ndër më të talentuarit në botë, Gigi Donnarumma.
Duke mos dashur të largohet assesi nga Milan ku dëshiron të mbetet gjatë tërë karrierës së tij, ai ia ka treguar derën menaxherit të tij Mino Raiola që nuk e do më si agjent. Së paku kështu shkruan “acmilansëiss”, që bazohet në dashurinë e madhe që ka Donnarumma për klubin e Milanos, sepse nuk e mendon largimin nga San Siro, kurse Raiola tash mund të mbetet pa yllin e së ardhmes.