Ende është herët të shkruhet dhe besohet për largimin e tij, por mund të ketë bisedime në këtë drejtim.
Gigi Donnarumma edhe mund të largohet nga Milano, nëse interesimi i skuadrave të pasura evropiane është shumë serioz dhe direkt, përcjell Korneri.net
Po flitet se Paris SG edhe më tutje është skuadra e parë dhe e vetme që së paku disa herë e ka telefonuar agjentin Mino Raiola, por nuk përjashtohet mundësia që në garë të futet edhe Real Madridi, që po ashtu po kërkon një portier cilësor.
Në Itali po flitet dhe shkruhet se Milan mund të liroj portierin e tyre vetëm atëherë kur në tavolinë nënshkruhet shuma prej 70 milionë euro.
Rosonerët kanë kryer punë më herët me Pepe Reina të Napolit, andaj nuk përjashtohet mundësia që Donnarumma këtë verë të largohet nga Milanello. /Korneri.net