Milan ka një plan fenomenal për portierin e së ardhmes, ndoshta edhe portierin që shumë shpejtë do të jetë më i miri në botë dhe atë pa konkurrencë. Gianluigi Donnarumma do të ketë një kontratë të re afatgjate te Milan në mënyrë që të mos e mendoj largimin nga rosonerët që edhe ashtu e konsiderojnë si të paprekshëm.
Për ditëlindjen e tij të 18-të, Donnarumma do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2021, por paga e tij nga 1 milion sa është aktualisht do t’i rritet në 5 milionë të pastërta plus bonuse, kurse kjo pagë do të nis t’i paguhet nga 1 qershori i vitit 2017.
Kjo kontratë vetëm e portierit do t’i kushoj rosonerëve 50 milionë euro, dhe do të jetë ndër portierët më të paguar në botë.