Mediat evropiane çdio ditë e më tepër nga dëshira e madhe se mund ta shohin portierin ndër më të mirët në botë, Gigi Donnarumma në kampionatet e tyre përkatëse, ka shtyrë që definitivisht të dëgjohet edhe tashmë personi krytesor i rosonerëve për transferime, dretjori sportiv Massimiliani Mirabelli, shkruan Korneri.net.

Ai e ka përmendur edhe njëherë faktin se Donnarumma nuk largohet nga Milan në asnjë mënyrë, vetë është portiere që me zemër po e tregon dashurinë për klubin, kurse shumë shpejtë pritet që atij t’i rritet paga dhe t’i vazhdohet kontrata pavarësisht zërave se Man.City apo Real Madrid i ofrojnë atij kushte më të mira.
Largimi i kapitenit të ardhshëm të Milanos nuk vjen në shprehje, dhe këtu merr fund përgjithmonë, thuhet mes tjerash në klubin e madh italian, e këtë e di shumë mirë edhe menaxheri Mino Raiola. /Korneri.net

Artikulli paraprakLëndohen shpesh, por Robben ia kalon uellsianit Bale
Artikulli tjetërTitulli kampion në Spanjë, këto janë “finalet” e Realit dhe Barcelonës