Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka kërkuar falje për gafën që bëri në ndeshjen e fundjavës kundër Pescaras.
Në një prononcim për “TV Milan”, 18-vjeçari befasoi të gjithë pasi tha se gabime të tilla ndodhin në futboll.
“Më vjen keq për ekipin dhe tifozët që nuk fituan, por shpresoj se nga kjo do të mësoj dhe të bëhem më i mirë. Dhashë gjithçka nga vetja, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin. Por, unë duhet të mbajë kokën lartë dhe të shoh para”, u shpreh Donnarumma për TV Milan.
Kujtojmë që ndeshja mes Pescarës dhe Milanit përfundoi në barazim 1-1.